Portieri i Milanit, Gianluiggi Donnarumma, ishte protagonist i një super pritje dje ne fundin e ndeshjes kundër Napolit e cila përfundoi 0-0. Ky episod që u hoqi dy pikë napolitanëve ndodhi në minutën e 93-t dhe si pasojë i dha mundësinë Juventusit ta çonte në +6 diferencën me skuadrën e Sarrit, që me shumë mundësi ka larë duart me titullin.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Donnarumma, ka xhiruar një video i kërkon falje xhaxhait të tij, i cili është tifoz i Napolit. “Më fal, nuk e bëra me qëllim, doja ta hiqja dorën, por arrita”- shpjegon në dialekt portieri.

Sigurisht që këto fjalë janë interpretuar shumë negativisht nga tifozët e Milanit, por më pas u kuptua që Donnarumma po bënte shaka dhe se ishte i lumtur për atë pritje, që i dha një pikë Milanit në atë ndeshje.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb