Kryeministri Edi Rama ka sulmuar hapur analistin Fatos Lubonja. Ai tha se Lubonja ka nisur sulmet ndaj kryeministrit pasi u nda nga ky ifundit.
“Mos harroni një gjë, nëse ne e harrojmë që rolin kryesor që kemi në këtë proces, ne si Shqipëri dhe shqiptar, për ta bërë Shqipërisë siç duam, që të krijojmë klimën e duhur dhe këta investitorë largohen, nuk është problem se nuk do të bëhet Zvërneci, por s’do të vijë njeri për ca kohë. Pasi e thonë; nëse nuk merren vesh me ata, kushedi çdo bëhet me ne. Ndaj mendoheni! O do të zgjedhim zhvillimin e qëndrueshëm me investitorë të ekselencës se nuk e mbarova numrin e brendeve që kam bërë marrëveshje. Nuk them pa problem, se është me problem. Por me forcë kundër jush, nuk jam i interesuar. JO! Por me forcë kundër atyre që më sulmojnë, do i luftoj. Me forcë kundër Lubonjës, se që kur u nda nga unë flet për mafie. Por mafien që ai më tregon mua, ma tregon por është njëson si ata që i tregonin atij ‘armikun e popullit’. Unë nuk e kam me ju betejën. Betejën e kam bashkë me ju.”, tha ai.
Ai tha se i vjen keq për Lubonjën, por më shumë të atyre që i shkojnë pas. “Nuk kam gjë me Lubonjën. Hera e parë që i përmend emrin pas kaq vitesh. Më vjen keq për të, por më shumë me vjen për ju që të shkoni pas tij. Është e pavërtetë. E mirëkuptoj, për të mbyllur, do të bëja të njëjtën gjë sikur të mos dija këto që thash një nga një.”, tha ai.
