Rita Ora ka bërë daljen e saj të parë në një event profesional, që pas izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ylli ndërkombëtar i muzikës ka lënë të gjithë pa fjalë në një mbrëmje në Capri të Italisë, zhvilluar nga organizata humanitare UNICEF.

29-vjeçarja me origjinë shqiptare u shfaq e veshur me një fustan rrezëllitës, i cili i nxirrte në pah pah hiret e saj. Rita dukej më seksuale se kurrë më parë dhe ishte siguruar që të gjithë sytë të ishin tek ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Eventi i parë që nga izolimi! Ishte një kënaqësi për mua edhe falënderoj UNICEF ku mora pjesë si performuese dhe ambasadore. Jam krenare me gjithë punën që ju bëni”, shkruan Rita krahas fotove që ka postuar në “Instagram” nga eventi i rëndësishëm.

Më pas krijuesja e hitit “Anywhere” ka ndarë me ndjekësit disa foto të tjera ku shfaqet e veshur me “hot” teksa performon në skenë. Ajo u shfaq me një fund të gjatë, i cili kishte një të çarë të madhe si dhe me një bluzë që i nxirrte të gjithë barkun jashtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: