Një histori jo e zakontë është ajo e raportuar nga mediat britanike dhe që dyshohet se ka personazh kryesor një adoleshent shqiptar.

Historitë e shqiptarëve që i drejtohen brigjeve angleze me gomone, janë të njohura jo vetëm për vendin tonë, por janë pasqyruar gjerësisht edhe në mediat Britanike.

Kjo temë, pra emigracioni i paligjshëm është një nga shqetësimet e qeverisë britanike, madje një nga premtimet e kryeministrit të ri Rishi Sunak me marrjen e detyrës sot, ishte pikërisht një kontroll më i mirë i kufijve.

DailyMail ka raportuar për rastin e një adoleshenti i cili dyshohet se është shqiptar, i cili me të mbërritur në Britani me një gomone nga kanali i Suezit, ka trokitur në derën e një 59-vjeçareje, të identifikuar si Sue Doyle, në një fshat afër Doverit.

I riu i dyshuar rreth 16-vjeç pasi ka gjetur derën e shtëpisë të hapur gjatë të dielës, i ka kërkuar Doyle që ta ndihmojë të shkojë në Manchester ose në Londër.

Pasi 59- vjeçarja ka refuzuar të ndihmojë të riun, ai i ka kërkuar ta ndihmojë të paktën të kryejë një telefonatë.

Dsgjtj
Dsgjtj

Më pas, 59-vjeçarja u ndihmua nga një fqinjë e cila evidentoi praninë e të riut dhe shkoi menjëherë në ndihmë të 59-vjeçares, edhe pse me sa duket ajo nuk ishte në rrezik. Më vonë ka qenë policia ajo që shoqëruar të riun.

Në dëshminë e saj, fqinja 37-vjaçare ka deklaruar se shqiptari nuk dukej i rrezikshëm , madje dukej i frikësuar.

“Ju lutem qëndroni vigjilentë dhe mbyllni dyert”, thuhet në një faqe lokale të zonës ku ka ndodhur ngjarja.

Incidenti ndodhi pasi rreth 80 emigrantë në dy gomone zbritën në një plazh të Doverit, duke arritur në brigjet britanike pa u kapur nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar.

Gomonet u braktisën në vijën bregdetare së bashku me jelekët e shpëtimit të hedhura e të shpërndara në breg.

Forcat Kufitare dhe Policia e Kentit arrestuan rreth 50 emigrantë pasi i gjurmuan, por rreth 30 prej tyre i shpëtuan policisë.

Natalie Elphicke, deputete konservatore për Dover, tha se incidenti ishte ‘shumë shqetësues’ dhe se mbi ngjarjen kishte biseduar edhe me Sekretarin e Brendshëm Grant Shapps.

(BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb