KOSOVE

Linda Halimi është një nga banoret më të komentuara të këtij “Big Brother VIP Kosova” dhe duket se do vazhdojë të jetë.

Në fakt deklaratat e saj të fundit kanë lënë vende të shumta për diskutime, me shumë shikues që nuk e besojnë, e të tjerë që mendojnë se po thotë të vërtetën.

Para disa ditësh, ajo tha gjatë “Prime” se Blero para 12 vitesh ka tentuar të hyjë në një dhomë hoteli me të, pas disa xhirimeve që kishin pasur.

Tani ajo pretendonte një tjetër personazh i showbizit shqiptar e ka ngacmuar. Ledri Vula.

Këngëtarja pretendon se reperi i ka shkruar në Snapchat kohë më parë. Edhe pse thotë se ai i shkroi për një bashkëpunim, Linda shprehet se e ka marrë si ngacmim sepse sipas saj nuk mund të flitet në Snapchat për bashkëpunime.

“Më ka shkruar Ledri në Snapchat. Për bashkëpunim. Pse duhet të flasim në Snapchat për bashkëpunim? Ky është ngacmim.”-tha ajo.
Nuk e dimë se sa e vërtetë është kjo dhe sa strategji për vëmendje nga këngëtarja.. dhe mbi të gjitha a quhet ngacmim?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: