E kishte premtuar se do të fliste, e bën diçka të tillë në një intervistë për “The Sun” duke tronditur në themel klubin e Man.United. C.Ronaldo thyen më në fund heshtjen dhe ashtu siç pritej nuk kursen akuzat në drejtim të klubit dhe trajnerit:

“Man.United më ka tradhtuar. Klubi provoi me çdo kusht të më sforconte që të largohesha, jo vetëm trajneri, por të gjithë në klub, ndihem i tradhtuar. Nuk kam respekt për Ten Hag sepse ai nuk tregoi respekt për mua. Unë ndjej që disa persona këtu nuk më duan, kështu ka qenë edhe një vit më parë. U bëra “delja e zezë”, nuk patën asnjë ndjesi as kur më vdiq vajza”, u shpreh Ronaldo duke u kthyer pas në kohë, në momentin që vendosi të rikthehej për herë të dytë të Man.United:”

The Sun
The Sun

Kur vendosa të rikthehesha këtu ndoqa zemrën. Ferguson më tha se nuk të shkon të shkosh te Man.City, i thash ok shef dhe erdha te United, por këtu gjërat nuk kanë ndryshuar, ka zero zhvillim që kur u largua Ferguron”, u shpreh ndër të tjera Ronaldo ku nuk nguroj të flas me emra konkret, nga Rangnick duke e cilësuar një anonim e deri te Rooney që për Ronaldon e kritikon pasi e ka mbyllur futbollin prej kohësh, thjesht flet nga xhelozia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb