Shpërthim me lëndë plasëse në një dyqan te Komuna e Parisit. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth gjatë natës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas një njoftim nga pronarja e dyqanit, se dera e biznesit të saj në rrugën “Jusuf Vrioni” ishte hapur me forcë, nisën hetimet.

Nga hetimet, ka dyshime se dera e dyqanit mund të jetë dëmtuar si pasojë e plasjes së një kapsolle detonatore, apo të ndonjë sasie të vogël lëndë plasëse.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 11.12.2022, rreth orës 09:30, Policia ka marrë njoftim se ishte hapur me forcë dera e një dyqani, në rrugën “Jusuf Vrioni”.

Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet paraprake dyshohet se dera e dyqanit në pronësi të shtetasit A. C. mund të jetë dëmtuar si pasojë e plasjes së një kapsolle detonatore, apo të ndonjë sasie të vogël lëndë plasëse.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të dëmtimit të derës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: