TIRANË

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.

“BalkanWeb” mëson se një person i maskuar me kapuç dhe me një levë në dorë ka grabitur një institucion financiar, ku ka marrë një shumë parash prej 50 mijë lekësh të rinj.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se autori ka kërcënuar punonjësit e institucionit me levë dhe ka marrë shumën e parave, që ndodhej në banak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb