Pamjet që shihni tregojnë momentin kur 4 persona, që mendohet se janë të rinj, i vënë flakën një automjeti në Korçë.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm. 4 persona, që janë identifikuar dhe shoqëruar në polici, akuzohen se kanë djegur gjatë natës dhe një automjet tjetër, po në këtë qytet.

Siç shihet nga video e siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Lorena Kodra, në pamje shfaqen të rinjtë, të maskuar me kapuça dhe doreza, që i vënë flakën mjetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: