Sot mbahet protesta e 11 në kryeqytet, ku qytetarët kërkojnë revolucion, largimin e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij duke mbushur sheshet dhe duke dhënë leksione qytetarie duke u barazlarguar nga të gjithë kahet politike. Kryeministri Rama, pak ditë më parë, “sulmoi” influencerat duke u shprehur se “u kujtuan ani të mbrojnë Atdheun” dhe se shkojnë në protestë vetëm për like dhe views.

Kjo akuzë e Ramës ka marrë përgjigje nga influencerë të shumtë nga influencerat, ndërsa një prej tyre, Griselda Katirai, ka dalë sot në shesh me lugë dhe pirunj gjigandë, ndërsa në një dorë mban një tepsi ku janë vënë fotot e Ramës dhe Berishës.

“Me lugë të madhe! Tepsia do kurban! Ne influencerat kemi një pije të re, quhet Ramingo ik! Kjo është pija më e re!”, shprehet ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb