TIRANE- Policia e kryeqytetit ka arrestuar në flagrancë një 32-vjecar me incialet O.K pasi duke udhëtuar me një mjet tip ”BMV X5” ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur urdhrit për dhënien e dokumentacionit. Gjithashtu policia bën me dije se i riu ka goditur punonjësin e policisë për shkak të detyrës.

“Më datë 19.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi O.K., vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në kryqëzimin e rrugës ”Jordan Misja” me rrugën ”Asim Vokshi”, duke drejtuar mjetin tip ”BMV X5” ka kundërshtuar, nuk i është bindur urdhrit për dhënien e dokumentacionit, dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë. Nenet 242, 236 dhe 237 të Kodit Penal”- thuhet në njoftimin e policisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: