Janë publikuar fotot e para nga aksioni që po kryhet këtë mëngjes nga Departamenti i Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës në Ministrinë e Bujqësisë.

Siç shihet në pamje, policët e maskuar me maska të zeza dhe kallashnikovë kanë rrethuar dikasterin dhe po kryejnë bastisje.

Lajmi për bastisjen e ministrisë është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, tha Kelani.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb