PORTUGALI

Fotoja e presidentit të Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa në supermarket ka bërë xhiron e botës. Ai është fotografuar me një veshje të thjeshtë duke pritur radhën në supermarket sit ë gjithë njerëzit e tjerë.

Më pantallona të shkurta, atlete, me një bluzë të thjeshtë dhe me maskë në fytyrë ai pret radhën për tek kasa. Veshja e tij i ngjan më shumë daljes për pushime sesa të jep idenë e një kreu shtetit, por megjithatë është e pashmangshme të vësh re se ai qëndron në radhë dhe në distancë nga të tjerët për shkak të situatës së pandemisë.

Portugalia është një nga shtete në Europë që ka menaxhuar më mirë situatën e koronavirusit dhe deri tani ka 29,660 të infektuar nga të cilët 1,263 persona kanë humbur jetën.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb