Trajneri i Spanjës, De La Fuente foli në konferencë, në prag të finales së madhe të Botërorit ndaj Argjentinës.

“Jam pak nervoz sepse do të kthehemi në hotel me helikopter. Erdhëm këtu me helikopter dhe gjithashtu do të kthehemi po me helikopter për këtë arsye jam nervoz.

“Messi-n e njoh shumë mirë. Kur isha trajner i të rinjve të skuadrës së Sevijës e kisha si rival dhe vendosa që t’i caktoja një lojtar për ta markuar. Për 70’ Messi nuk bëri asgjë, por në momentin që unë zëvendësova lojtarin, ai na shënoi katër gola. Për të dielën unë ju them se asnjë lojtar i Spanjës nuk do të ketë detyre specifike të mbulojë Messi-n. Gjithashtu i bëj thirrje Argjentinës që të ruhen prej lojtarëve tanë”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: