TIRANE

Në daljen për mediat, ku njoftoi mbajtjen e maskës kudo, duke nisur nga java e ardhshme, kryeministri Edi Rama, u shpreh se është më mirë mbajtja e saj sot, se mbyllja e qytetit nesër.

“Më mirë një maskë sot se mbyllja e dyqanit nesër, më mirë një maskë sot se mbyllja e shkollës, më mirë një maskë sot se mbyllja e qytetit dhe e vendit nesër. Unë s’kam mbajtur maskë jashtë do e mbaj është shumë e thjeshtë. Sic e shihni kjo është një tendencë e përgjithshme që ne nuk mund ti shmangemi. Jo më larg se dje kam parë një sërë vendesh që janë kthyer te 5 veta bashkë, oraret e kufizuara të shërbimeve, paradite, pasdite te  mbyllja e restoranteve në 8 apo 9 të darkës, nuk dua të shkojmë në këto masa sot, dhe mundësisht ta kalojmë dimrin pa këto masa.” tha Rama, ndërsa dha një përgjigje edhe për lokalet e natës me muzikë apo dasmat.

“Duan dasma, është gjëja më e natyrshme, po shikoni pak masat për ndalimin e ceremonive martesore në mjedise jo private me jo më shumë se 12 persona.

Duan muzikë, shkoni gjejeni një vend në cilindo vend të Europës . Këto nuk janë dëshira dhe teka, janë masa elementare. Të mos rikthehemi në shpi se u mbyll shkolla, universiteti, të mos humbasë kohë se do mbyllen gjykatat. Dhe për të gjitha këto cfarë duhet? Një maskë, asgjë më shumë.

Një mbrojtje dhe ruajtja e distancave për veten tënde. Duke komunikuar gjithë këto kohë me komitetin e ekspertëve dhe duke marrë prej tyre opinionin se është koha për maskën. nuk ka papërgjegjshmëri më të madhe për pronarët e pikave të shërbimit që janë pika të mëdha se sa të ndalojnë njerëzit të hyjnë në supermarket.” u shpreh Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: