Mbretëresha Elizabeth II e Anglisë la izolimin në rezidencat e ndryshme mbretërore për herë të parë pas shtatë muajsh për të vizituar me nipin e saj, William, Laboratorin e Shkencës dhe Teknologjisë së Mbrojtjes, në Porton Down, në jugperëndim të vendit, ku edhe u takua me ekipin që ndërmori veprime kundër sulmeve të vitit 2018, në të cilat u përdor agjenti nervor Novichok.

”Helmimi i dyshuar i agjentit rus Sergei Skripal dhe i vajzës së tij nuk nuk ndodhi. Novichok vrau një grua të pastrehë e cila kishte rënë në kontakt me kontejnerin”, kujton BBC.

Sovrania 94-vjeçare dhe princi, ku asnjëri prej tyre nuk kishte maskë, siç kanë vërejtur kritikët dhe disa komentues, kryen vizitën duke mbajtur një distancë sigurie antiCovid.

Të gjithë 48 personat e destinuar në kontakt me familjen mbretërore kishin kryer testin Covid-19.

Dalja e fundit publike e mbretëreshës, e cila i bëri dy fjalime kombit në TV gjatë pandemisë datonte më 9 mars.

Me shpërthimin e infektimit në Britaninë e Madhe , ajo dhe princi Philip, 99 vjeç, qëndruan fillimisht në kështjellën Windsor, më pas në Balmoral në Skoci, më pas në Sandringham në lindje të Anglisë.

Vetëm javën e kaluar ata u kthyen në Windsor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb