Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nga Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste në Pogradec se nga rritjet e mundësive në vend përfitojnë është votuesit demokratë, që sipas tij “janë mirë edhe me ne”.

Kreu i qeverisë theksoi se taksa për biznesin e vogël do të mbetet zero dhe nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029, është ose jo Rama në krye të qeverisë, pasi sipas tij PS do e bëjë të mundur këtë.

Ai u shpreh se qeveria është aleati kryesor i biznesit të vogël duke mos i marrë taksën qendrore dhe TVSH-në.

“Ajo që ka rëndësi me ne, edhe qytetarët demokratë janë në rregull. Nga gjithë këto rritje mundësish përfitojnë njësoj edhe ata. Ndaj edhe këta me të drejtë nuk shkojnë në protesta, edhe të tjerë futen nga penxheret.

Zero taksa për biznesin e vogël, qeveria është aleati strategjik i çdo njeriu që hap biznes të vogël sepse nuk i kërkon asnjë taksë dhe TVSH. Atë që i kërkojnë për pastrimin do ta paguajë ndryshe i mbulohet dyqani nga plehrat. Taksë qëndrore dhe TVSH zero, do ta mbajmë zero në 2029 dhe do të rrijë zero deri atëherë, jam apo nuk jam unë. Do ta mbajë PS zero taksën. Nëse nuk do jem unë, e vetmja arsye që mund të më rikthejë tek ju është nëse prekin taksën për biznesin e vogël”, u shpreh Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb