Këngëtari Cllevio Serbiano, i cili dyshohet se fshihet pas djegies së Ferrarit të Noizyt ka bërë një reagim në rrjetet sociale.

Pas lajmit se një vlonjat ishte paguar 2000 euro nga Cllevio  për të djegur makinën “Ferrari” 300 mijë euro të Noizyt, reperi ka bërë një postim me një fragment kënge.

Kujtojme që i riu Siar Konti nga Vlora është shprehur se për te djegur makinen e Noizyt është paguar 2000 euro të cilat i janë dhënë nga këngëtari tjetër, Cllevio Serbiano.

  • foto galeri

Pas dëshmisë se te riut vlonjat, këngëtari nga Lushnja Cllevio Serbiano që emrin e vërtetë e ka Kleviol Ahmetaj, ka deklaruar për policinë se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe se problemet me Noizyn i ka sheshuar kohë parë.

Edhe pse ka dhënë këtë dëshmi, Cllevio rrezikon burgun për të disatën herë pas dëshmisë së vlonjatit nëse do të verifikohet se porosia është bërë pikërisht nga ai.

I riu që i ka djegur makinën Noizyt është kapur mat nga kamerat e sigurisë. Në pamje shihet që ai ecën i qetë, me xhup dhe pantallona të shkurtra.

Kujtojmë që makina e reperit te njohur është djegur pak ditë më parë në qytetetin e Durresit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: