Një drekë e zakonshme në një kafene lagjeje në New Orleans është kthyer në një skenë paniku, pasi një automjet ka humbur kontrollin dhe është futur brenda ambienteve të lokalit.

Ngjarja ndodhi në “Olive Branch Cafe”, ku sipas pronarit Rusty Autry rreth 15 klientë ndodheshin brenda në momentin e aksidentit. “Është një mrekulli që askush nuk u vra,” u shpreh ai për mediat amerikane.

Sipas dëshmive, automjeti ka dalë nga rruga me shpejtësi të lartë, ka goditur disa barriera betoni në një pikë karburanti dhe më pas është përplasur me derën e përparme të kafenesë, duke hyrë në sallën e ngrënies.

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur makina depërton në ambientet e brendshme, ndërsa klientët dhe stafi përpiqen të largohen me shpejtësi për t’u shpëtuar.

Policia e Policia e New Orleans bëri me dije se si shoferi ashtu edhe disa klientë janë dërguar në spital me lëndime të lehta.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa ende nuk dihet pse drejtuesja e mjetit humbi kontrollin. Pronari i lokalit tha se restoranti do të qëndrojë i mbyllur përkohësisht deri në përfundimin e inspektimeve dhe riparimeve të nevojshme.

@protothema.gr ❗️ Κανείς δεν έχασε τη ζωή του παρά το γεγονός ότι το αυτοκίνητο πέρασε ξυστά από τραπέζια όπου ήταν κόσμος και απολάμβανε το μεσημεριανό του στο εστιατόριο της Νέας Ορλεάνης #protothema #news #tiktokgreece #greektiktok ♬ For news reports, depictions of crimes, cases, tragedy, etc.(850911) – Shoya Kitagawa

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: