Mbi 2.8 bilionë njerëz në të gjithë botën vuajnë nga mos pasja e burimeve të pastra të ujit të pijshëm. Një pajisje e vogël është ndërtuar për ti ardhur në ndihmë këtij problemi. E zhvilluar nga kërkuesit në Departamentin e Energjisë në Universitetin Standford, pajisja punon me energji diellore dhe pastron ujin nga bakteret e pranishme në të.

Në përgjithësi njerëzit përdornin dy mënyra për të dezinfektuar ujin: ose e ngrohin atë deri në temperaturën e vlimit 100 gradë celsius, ose e vendosin në shishe plastike nën dritën e diellit në mënyrë që rrezet ultraviolet të vrasin bakteret. Megjithatë metoda e dytë është konsideruar si e dëmshme për shëndetin.

Pajisja që skuadra ka ndërtuar ka përmasa shumë të vogla dhe përbëhet nga material bakri dhe një lloj materiali fotovoltaik i quajtur disulfid molibdeni. Kur materiali nxehet nga drita e diellit, strukturat e brendshme të tij çlirojnë hidrogjen peroksid dhe lloje të tjera kimikatesh që janë në gjendje të shkatërrojnë në mënyrë të shpejtë bakteret e dëmshme të ndodhura në ujë.

“Pajisja jonë ngjan me një lloj drejtkëndëshi prej xhami të zi” thotë doktrori Chong Li. “Në thjesht e vendosim atë brenda në ujë, drejtojmë rrezet e diellit nga ai, i cili pastaj e bën të gjithë punën.”

Megjithëse eksperimenti i tyre arriti të vriste 99.9995 të baktereve në 20 minuta, Cui thotë se pajisja ka nevojë për përmirësime të mëtejshme në mënyrë që të mund të përdoret në sasi të mëdha të ujit. /krokodili/
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: