Maxhoranca, me forcën e kartonëve ka miratuar sot projektligjet që ishin në rendin e ditës, mes kaosit dhe tensioneve. Socialistët miratuan shtyrjen e afati për ligjin e Investimeve Strategjike deri në fund të 2024-ës, duke anuluar planin fillestar për ta shtyrë atë deri në fund të 2027-ës. Po ashtu u miratuan, me votat e PS janë miratuar pr.ligji për ‘Burimet Ujore’, si dhe ai për “Turizmin”.

Seanca zgjati më pas se 30 minuta.

Ditën e djeshme nënkryetari i Rithemelimit, Gazmend Bardhi se ky është një ligj i cili duhet të ishte në favor të interesit të vendit, por do t’i shërbejë zaptuesve të pronavve publike dhe atyre që pastrojnë paratë.

Deputetët e opozitës së bashkuara, ashtu siç kishin paralajmëruar pamundësuan normalitetin e seancës, për shkak se sipas tyre, opozitës i janë hequr të drejtat kushtetuese.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: