Një qytetare amerikane nga Bostoni i është bashkuar protestës studentore në Tiranë.

Ajo u shpreh për News24 se shqiptarët po protestojnë për shkak të vështirësive me të cilat po përballen si çmimet e larta dhe rrogat e pamjaftueshme.

“Përballen çdo ditë me vështirësi. Edhe pse mund të kenë edukim të mirë nuk do të thotë se do të marrin një pagë të mirë për të përballuar jetesën”, u shpreh ajo.

Shtetasja amerikane tha se prej dekadash nuk ka ndryshuar asgjë në Shqipëri.

Ajo shtoi se e tërhoqi entuziazmi i protestës. “Më pëlqen energjia këtu. Janë gjithë këto ditë protestë dhe nuk ka një reagim, nuk duan ta pranojnë se çfarë po ndodh”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb