Refugjatët afganë po vdesin në burgjet pakistaneze, ndërsa fëmijët janë arrestuar.

Mediat e huaja shkruajnë se të miturit po arrestohen dhe lidhen së bashku me litarë, ndërsa një valë ndalimesh dhe dëbimesh përhapet në mesin e qindra mijëra afganëve që kanë kaluar kufirin që kur talebanët morën pushtetin.

Deri më tani raportohet për katër të vdekur në paraburgim dhe mijëra të tjerë po keqtrajtohen në burgje.

Viktima më e fundit ishte një afgan 50-vjeçar, të cilit iu ndalua trajtimi në spital. Në rrjetet sociale janë publikuar disa foto ku shihen të burgosurit me pranga e zinxhirë në duar.

  • foto galeri
  • foto galeri

Që kur talebanët morën pushtetin në gusht 2021, rreth 250,000 afganë kanë mbërritur në Pakistan. Verën e kaluar, Pakistani filloi një program për të dërguar emigrantë pa dokumente përtej kufirit. Që atëherë, arrestimet dhe dëbimet janë shtuar me më shumë se 600 afganë që dyshohet se u depërtuan në vetëm tre ditë në janar, dhe mijëra të tjerë u arrestuan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb