ANGLI – Një burrë që pretendonte se po kërcënohej nga mafia është burgosur, pasi qëlloi nipin e ish-gruas së tij. Georgo Asllani, 59 vjeç, nga Shqipëria, u dënua për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore me dashje dhe posedim të një arme zjarri gjatë sulmit në Waltham Cross, Hertfordshire, në qershor 2022.

Asllani, nga Peregrine Road, Waltham Abbey, në Essex, kishte pohuar se një burrë misterioz i quajtur Komandanti e kishte urdhëruar të merrte përgjegjësinë. Ai u burgos për 13 vite. Asllani shkoi me makinë në një shtëpi në Trinity Lane, Waltham Cross ku burri dhe vëllai i tij punonin dhe qëlloi dy herë në drejtim të viktimës.

Viktima pretendoi se arma i ishte drejtuar në fytyrë, por ai ngriti dorën e majtë. Një plumb kaloi në dorën e majtë të tij. Burrat më pas filluan të bëjnë sherr , kur një nga kolegët e punës të viktimës ndaloi Asllanin, derisa policia mbërriti në vendngjarje dhe e arrestoi.

Prokurori Stefan Weidmann i tha Gjykatës së Kurorës në St Albans: “Ky i pandehur ka qenë i martuar më parë me tezen e viktimës. Marrëdhënia mbaroi, por acarimi zgjati. Shkak për sherrin dyshohet se ka qenë një pronë në Shqipëri”. Viktima, i cili është mëngjarash, i tha jurisë gjatë një gjurmimi në nëntor se ai kishte pësuar lëndim, nuk kishte qenë në gjendje të punonte dhe kishte nevojë për operacione të shumta.

Asllani tha para jurisë se ishte kërcënuar nga mafia dhe se një burrë misterioz i quajtur Komandanti e kishte urdhëruar të merrte përgjegjësinë. Avokati mbrojtës Liam Laughlin tha se klienti i tij, i cili punonte si usta në ndërtim, nuk kishte kryer krime në Mbretërinë e Bashkuar. Por sërish ai u dënua jo pak vite burg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb