Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pasi bëri thirrje për bashkimin e shqiptarëve për një të ardhme më të mirë.

Nga Konventa e PL-së, Meta në fund të fjalimit duket se harroi shprehjen e vjetër ‘me qetësi dhe dashuri’, ndërsa kërkoi ‘dashuri pa kushte’.

“Të ngrihemi të gjithë, kudo! Të bashkohemi me të gjithë ata që janë opozitarë, me të gjithë ata që janë shqiptarë, Programin e kemi, garantojmë 4 mln shqiptarë këtu! Të garantojmë kthimin e 4 mln shqiptarëve një orë e më parë, dhe unë do të iki. Malet tona më të larta, kështu na kanë mësuar gjyshërit tanë në Skrapar. Malet tona edhe më të larta, ‘Never give Up’. Për ata që kërkojnë largimin tim nga politika, të plotësojmë kushtet dhe këtë program dhe aty janë malet. Mos harroni se çfarë thoshte Margarita Tutulani që vinte nga një familje e madhe në Vlorë, e cila nxori ministra nga më të mirët e asaj kohe. Atdheu na duhet që të jetojmë të lirë, ndaj jemi Partia e Lirisë. Ndaj kënga e Mentor Xhemalit “Për ty atdhe” nuk është vetëm një këngë, program për 4 milionë shqiptarë. E pra, unë kam nevojë për dashuri pa kushte. Është betohemi për këngën ‘Për ty atdhe’ me atë program dhe me këtë ekip që do të shtohet çdo ditë. Fitore!”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb