5 gola dhe 2 asiste në 19 ndeshje, këto janë statistikat e Mirlind Dakut deri më tani në kampionatin rus. Pavarësisht ankesave se sulmuesi shqiptar shpërdoron shumë, shifrat te Rubin Kazan në përgjithësi janë pozitive.

Së fundmi, “Bussiness Online” ka bërë me dije se Rubin Kazan ka refuzuar një ofertë nga një skuadër nga Moska, 7 milionë euro për Dakun. Në publikimin e bërë, nuk tregohet skuadra që ka bërë propozimin,  CSKA, Dinamo apo Lokomotiva.

Filozofia e Rubin Kazan është mjaft e thjeshtë. Klubi i njohur po pret Europianin, ku në rast shkëlqimi të Dakut, vlera e kartonit të tij do rritej automatikisht. Gjithsesi, për të shkuar deri në Europian me Shqipërinë, 26-vjeçarin e pret një punë e madhe në këtë fund sezoni. Futbollisti në fjalë nuk u ftua nga trajneri Sylvinho, duke shkaktuar kështu një “zhurmë” të madhe në Kosovë dhe Shqipëri.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: