Ka nisur protesta e opozitës dhe qytetarëve pranë Kuvendit, ndërsa zona përreth është blinduar me masa të shtuara sigurie nga policia.
Demokratët kanë nisur marshimin nga selia e Partisë Demokratike drejt Kuvendit, për t’iu bashkuar protestës. Në krye të marshimit është vendosur banderola me mbishkrimin: “Rama në burg, Belinda në burg”.
Ndërkohë, qytetarë dhe mbështetës të opozitës janë mbledhur në zona të ndryshme pranë Parlamentit, ndërsa numri i protestuesve vijon të rritet.
Në zonën përreth Kuvendit janë vendosur barriera metalike, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në terren për garantimin e sigurisë gjatë protestës.
