Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, ka reaguar i prekur pas publikimit të audio-incizimit tronditës, ku e ndjera Arlinda Zekaj dëgjohet duke iu lutur për ndihmë një zyrtari policor në Pejë.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa mes atyre që kanë shprehur tronditjen e tyre është edhe artisti i njohur, i cili ka ndarë në InstaStory një pjesë të audio-incizimit të publikuar nga Klan Kosova.
Në regjistrimin e publikuar, Arlinda Zekaj dëgjohet duke iu përgjëruar zyrtarit policor, Faruk, që ta ndihmojë, ndërsa, sipas përmbajtjes së incizimit, ai i përgjigjet se janë lodhur nga kërkesat e saj dhe se nuk kanë detyrim të merren me të.
“Faruk, t’lutem, t’lutem, unë vritem, s’ka lidhje, po ju keni mu përgjigj”, dëgjohet të thotë viktima në audiopërgjimin që ka tronditur opinionin publik.
Krahas videos, Yll Limani ka zgjedhur pak fjalë për të shprehur dhimbjen e tij për atë që dëgjoi.
“Me t’u thy zemra, me t’plas zemra”, ka shkruar këngëtari, duke e shoqëruar reagimin me tri emoji të zemrave të thyera.

