Në Gjykatën e Apelit ka nisur seanca e Kolegjit ku do të elaborohen ankesat ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin u shpallën fajtorë dhe u dënuan Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.
Ndërkaq, kjo seancë është e mbyllur për mediat.
Naim Murseli, Granit Plava, Granit Kokalla kanë kërkuar ulje të dënimit për vrasjen e Liridona Ademaj.
Ndryshe, Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, në Bërnicë të Prishtinës, derisa ndodhej në veturë me dy fëmijët e saj.
Ankesë ndaj aktgjykimit ka paraqitur edhe përfaqësuesi i familjes së Liridona Ademajt, i cili ka kërkuar burgim të përjetshëm edhe për Kushtrim Kokallën.
