Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë takimit që po zhvillon këtë pasdite me strukturat dhe përfaqësuesit për Tiranë, nuk i ka kursyer ironitë teksa ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për situatën që ka krijuar në kryeqytet, me ndërtimet e pallateve shumëkatëshe dhe asgjësimin e hapësirave të gjelbra, siç deklaron ai.

Krijoji legjendën sikur e kishte prishur ky Parkun Rinia, pastaj te Parku i Elbasanit, më qepet si xhol nga pas, dhe më vjen atje tek ai rosaku ky, merrte kalamajtë e mi dhe dilte foto sikur po punonte për fëmijët dhe ky, pa shkoni pak tani aty te ai parku… tani që i ka të gjitha në dorë? Ça ka bërë? Një mal betoni. Gjysma e Tiranës këtej nuk e shikon më Malin e Dajtit, gjysma tjetër nuk shikon më Kodrat e Liqenit. Nuk shikohet më sepse ky ishte raporti i këtij me Tiranën, me të vërtetën, me gjelbërimin, hapësirat urbane, dhe me korrupsionin.

Me  vrap të madh kur merrja vendime të mbroja zonat e trashëgimisë kulturore të Tiranës, po kur i mori të gjitha në dorë ky? Në mes të ditës do ta ketë, me të qeshur dhe me të ngjeshur. Me drejtësi dhe me ligjet e tij, atë do përdorim ne. Por ky është raporti i tij me Tiranën. Shikoni, e dini ju shumë mirë, sa vuajnë ata për të marrë leje për të rregulluar derën, ama për të përmbysur hapësirat e gjelbra dhe për të bërë 70 kate male betoni, brenda ditës!

Ka qejf që edhe kur i takon dikujt një e drejtë e ka qejf ta mbajë peng, pale të ndihmojë një njeri duke shkelur ligin. Bën namin për të marrë një ryshfet për tu dhënë një të drejtë të ligjshme…

Ka alergji nga gjelbërimi, shikoni ca i ka bërë Tiranës, Durrësit, shikoni ca po i bën bregdetit të jugut. Vetë iku në Surrel sepse për mushkëritë e veta kujdeset, por për qytetarët është një xhelat i vërtetë”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: