TIRANE

Aktorja e njohur Delinda Disha është bërë mama për herë të dytë para pak kohësh. Për të folur më shumë për ndjesitë e saj, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, ku është ndalur gjithashtu tek humbja e binjakëve, ku ka rrëfyer se Dasantini, djali i saj i parë, e ka përjetuar pak lajmin e trishtë.

Orinda Huta: Si e ka ndjerë Dasantini?

Delinda Disha: Dasantini, me zor e priste. Kishte kohë që thoshte dua motër, dua vëlla. Edhe pasi i shpjeguam humbjen e binjakëve, e përjetoi pak. “Po ju s’më keni treguar, përse s’më keni thënë”.

Më pas, Huta i bëri edhe një pyetje për të ditur nëse Dasantinit “i duket sikur i ka ikur vëmendja” tani që ka ardhur në jetë vëllai i tij.

Delinda Disha përgjigjet: Në fillim pak, por jo. Ndoshta ngaqë tani është edhe me shkollën, klasa e parë. Ka filluar, është me detyra edhe nuk është me kohë të plotë, që ta ndjente xhelozinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: