AUSTRI

Gazeta kryesore dhe me influencë të madhe në Austri, “Die Presse” jep një lajm jo të mirë për shqiptarët. Ajo njofton se sot është marrë “de facto” vendimi i Bashkimit Europian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë.

Sipas kësaj gazete, shtetet si Franca, Holanda, Danimarka por edhe Gjermania janë kundër ose nuk janë pro, që familja e madhe e Bashkimit Europian të hapë dyert për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Media
Media

Sot Këshilli i Ambasadorëve në BE do t’ja komunikojë këtë komisionerit  Johanes Hahn. Nga ana tjetër një diplomat europian i tha gazetës me influencë në Austri “Die Presse-s” se kishte dyshime për vullnetin e sinqertë për ndërmarrjen  e reformave të vërteta në Shqipëri.

“Shihni protestat ne Shqipëri dhe sidomos sesi reagon qeveria. A mund të dallosh aty një përpjekje?  Dhe të mos harrojmë: Ishte Komisioni Europian që para dy tre  vjetësh paralajmëroi rrezikun e kapjes së shteti nga krimi I organizuar.”-tha diplomati për gazetën austriake.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: