Aleksandër Frangaj nxjerr në shitje ABC News. Ky lajm është publikuar në shumë portale online, por realisht ka 1 muaj që qarkullon dhe në korridoret e ABC Neës. Sipas këtyre lajmeve, Frangaj, një gazetar i vjetër, sot pronar i disa mediave siç janë TV Klan, ABC News apo radiot e ndryshme, mësohet se do të shesë televizionin e krijuar në vitin 2010, media që e krijoi pak vite pasi shiti televizionin ORA News tek biznesmeni Ylli Ndroqi.
Thuhet se Frangaj po përgatit dokumentacionin e plotë për shitjen e ABC News tek 1 biznesmenë i njohur në Tiranë.
Realisht u përfol per dy biznesmenë. Thuhej se blerës potencial ishte dhe një biznesmen tjetër i njohur, por i kontaktuar nga BalkanWeb, ai u shpreh se, nuk do të investonte kurrë, sa të ishte gjallë, në media”.
(d.b/BalkanWeb)