Gazeta gjermane “Berliner-kurier” i ka kushtuar një artikull luftës ndaj drogës dhe baronit shqiptar të ashtuquajturit “Escobari i Ballkanit”, Klement Balili.

“Një nga kriminelët më të fuqishëm në Evropë, Klement Balili, kontrollon shumicën e tregtisë evropiane të kokainës. Pak kohë me parë ai shfaqej nën shoqërinë e ministrave në vendlindjen e tij në Shqipëri. Por nuk është ndalur vetëm me kaq, Balili i njohur si “Escobari i Ballkanit” ka shtrirë tentakulat e tij të drogës edhe në kryeqytetin gjerman, Berlin,” shkruan gazeta gjermane.

Berliner-kurier kujton dhe ngjarjen e një viti më parë ku disa të shtëna në një lokal në rrugën “Groniger”, dyshohet se erdhën nga armët e pjesëtarëve të bandës së Balilit.

“Korridori i drogërave të forta”

Këto të shtëna në lokalin e 34-vjeçarit me origjinë nga Kosova mendohet se ndodhën për shkak të pazareve të drogës pasi mungonin një shumë e konsiderushme parash, sipas Prokurorisë së Berlinit.

Ishte ndoshta vetëm fillimi një lufte të re për pazaret e drogës që do të shoqërohet me të tjera atentate. Klement Balili, sipas Europol, po kërkon të zgjerojë më tej supremacinë e tij në tregun europian të drogës ndërkohë që Shqipërinë po e përdor thjesht si një korridor për drogërat e forta.

Drogen Albanien

Me autoritetet e saj të korruptuar dhe me një mesatare prej 218 ditësh me diell në vit, Shqipëria është kthyer në prodhuesin nr.1 të marijuanës në Europë. Por si të mos mjaftonte kjo, vendi ballkanik po shndërrohet në një korridor edhe për drogërat e forta, specifikisht kokainën. Ka dyshime se pas kësaj fshihet Klement Balili, që sipas zbulimeve të DEA-s amerikane, ka lidhje me bosët e drogës në Amerikën e Jugut.

Edhe pse Balili është pjesë e dosjeve të Europol dhe DEA-s, në vitin 2014 ai u emëruar nga qeveria shqiptar Drejtor në Ministrinë e Transportit. Pas protestave ndërkombëtare kundër emërimit të tij, Balali u hoq nga ky post. E megjithatë droga e tij nuk ndalet së vërshuari në Europë e Berlin.
(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: