Kryeministri i Tiranës ka lidhje të ngushta me Ankaranë, por pret “pasaportë Evropiane” nga Athina

Kryeministri shqiptar Edi Rama po luan një “lojë të dyfishtë” , duke ardhur në Athinë të premten, ku do të ketë një “takim privat” me Ministrin e Jashtëm Nikos Dendias , ndërsa do drekojë me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrin e Jashtëm .

Kjo është një vizitë informale nga kryeministri shqiptar, i cili ishte në Ankara dy ditët e mëparshme me ftesë të presidentit Erdogan. Të dy udhëheqësit, të cilët mbajnë një marrëdhënie të ngushtë, nënshkruan një seri marrëveshjesh bashkëpunimi në shëndetësi, arsim, ndërtim, infrastrukturë dhe kulturë .

Ata gjithashtu nënshkruan një marrëveshje “Partneriteti Strategjik” . Pas marrëveshjeve, ftesa e Erdogan patjetër që kishte të bënte me “jotolerancën” e Ankarasë ndaj lëvizjeve të fundit të Tiranës drejt Greqisë: siç dihet, më 20 tetor, Rama dhe Dendias ranë dakord të referonin palën e Shqipërisë dhe Greqisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë , në rast se nuk ka kompromis mbi çështjen e detit përmes negociatave dypalëshe.

Kryeministri shqiptar e quajti çështjen e zgjerimit të detit Jon, “të drejtën e Greqisë” për të zgjatur ujërat territoriale ku është e mundur – një deklaratë që bie në kundërshtim me pozicionet turke në Egje dhe rajonin e Kastellorizos.

Marrëveshja greko-shqiptare mbi zonat detare i jep Greqisë një avantazh serioz juridik dhe diplomatik, pasi ajo tashmë ka bërë marrëveshje përkatëse me Italinë dhe Egjiptin – dhe vetëm me Turqinë e regjimin libian nuk ekzistojnë ende marrëveshjet.  Ankaraja vazhdon të ruajë “kauzën e luftës” në lidhje me shtrirjen e ujërave territoriale greke në 12 milje në Egje – kështu që raportet me Ramën u perceptuan si një veprim negativ nga Ankaraja.

Në pushtet për shtatë vjet , Edi Rama konsiderohet aleati më “besnik” i Taip Erdogan në rajon. Mbi të gjitha, Turqia është një nga investitorët më të mëdhenj në Shqipëri. Ishte Rama që – përmes Ankarasë – kishte imponuar refuzimin e marrëveshjes së parë greko-shqiptare për krijimin e një zone bregdetare, e cila ishte arritur midis Karamanlis dhe Berishës nga Gjykata e Lartë e vendit.

Pas “kthesës” së Ramës, i cili pranoi thirrjen e përbashkët – duke dërguar Greqinë në Hagë, është sigurisht perspektiva evropiane e vendit të tij: Shqipëria e Ramës , si Maqedonia Veriore e Zaevit, që pret ka kohë datën për fillimin e negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian: një proces, që tani është “mbërthyer” për shkak të vetos bullgare.

Rama ka të gjitha arsyet për të luajtur “kartën evropiane”- kjo është arsyeja pse, në fund të fundit, ai vazhdoi marrëveshjen me Nikos Dendias për zonat detare. Por tani Athina është e shqetësuar që nga presioni i Ankarasë ndaj Rama për ta anuluar atë, ka krikikuar qëndrimin e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, i cili tashmë ka akuzuar Ramën për koncesione ndaj Greqisë dhe për zhvillime të një diplomacie të fshehtë me vendin helen.

Në dritën e këtyre fakteve, prania e Kryeministrit të Shqipërisë në Athinë merr interes të veçantë – dhe natyrisht, vetoja bullgare në Shkup hyn është pjesë e çështjes, një veto që, disfavorizon Maqedoninë Veriore.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb