TIRANE- Mediat kosovare raportojnë se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj pritet të kthehet sot në Kosovë. Sipas tyre, Haradinaj po udhëton për në Kranj për të marrë pasaportën e konfiskuar nga autoritetet policore sllovene.

Për kthimin e pasaportës ka vendosur Gjykata Themelore e Kranjës, e cila edhe ishte marrë me rastin.

Mediat kosovare raportojnë se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj pritet të kthehet sot në Kosovë. Sipas tyre, Haradinaj po udhëton për në Kranj për të marrë pasaportën e konfiskuar nga autoritetet policore sllovene.

Për kthimin e pasaportës ka vendosur Gjykata Themelore e Kranjës, e cila edhe ishte marrë me rastin.

Haradinaj u arrestua të mërkurën në aeroportin e Lubjanës në Slloveni, teksa kthehej nga Gjermania. Shkak për arrestimin e tij u bë një fletë-arresti e lëshuar nga Serbia në 2006 për krime lufte.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: