Mediat dhe politika serbe vazhdojnë të merren me liderin e AAK-së Ramush Haradinajn. Kështu edhe sot gazetat dhe agjencitë e lajmeve serbe shkruajnë për lirimin e tij nga Gjykata e Apelit në Colmar.

E përditshmja më e madhe serbe, Politika, sot sjell një lajm i cili sipas kësaj gazete është i hulumtuar mirë ku shkruhet se për lirimin e Haradinajt nga Franca është përkujdesur zyra e ish- Kryeministrit të Britanisë, Tony Blair, Chery Blair.

Sipas Politika, Chery Blair ka ndikim të madh tek bashkëshorti i saj ndërsa zyra e saj “Matriks Chambers” është prej më të njohurave në botë.

Se si kjo gazetë vjen tek ky konkluzion ende nuk dihet pasi mbrojtësja e Haradinajt ishte nga Parisi.

Një artikull për Haradinajn sot e ka në ballinë edhe gazeta e përditshme serbe “Kurir”

Kjo gazetë duke cituar burime të veta shkruan se gruaja e ish-kryeministit britanik Tony Blair-it, Cherie Blair ka paguar një shumë të majme parash për lirimin e Haradinajt.

“Cherir Booth, gruaja e Tony Blairit, pagoi të paktën 360 mijë euro që procesi i lirimit të Haradinajt nga drejtësia franceze të kryhet me sukses”, thuhet në artikull.

Sipas Kurir, Cherie ishte pjesë e ekipit ligjor që u mor me çështjen e Haradinajt sa ishte i ndaluar në Francë.

Kujtojmë se Cherie Blair ishte kohë më parë edhe këshilltare e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. /GazetaExpress/

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb