Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, në një takim të zhvilluar me strukturat e PR-së në Shkodër, deklaroi se partia që drejton do të ketë deputetin e saj në kryeqendrën e veriut.

Duke analizuar situatën politike në vend, Mediu tha se Presidenti i Republikës duhet të shpërndajë parlamentin, nëse Kuvendi nuk merr në konsideratë dekretin e tij për kthimin e ndryshimeve të njëanshme të kodit elektoral të bëra nga Rama.

“Presidenti i Republikës duhet të shpërndajë parlamentin nëse parlamenti nuk merr në konsideratë dekretin e tij për kthimin e ndryshimeve të njëanshme të kodit elektoral të bëra nga Rama duke shkatërruar konsensusin e 5 qershorit dhe standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Presidenti ka bërë në mënyrë publike dhe të përsëritur qëndrimin se do shpërndajë parlamentin nëse do të cënohet kushtetuta dhe standardet e zgjedhjeve, në respekt të detyrimit të tij”, u shpreh Mediu.

Fatmir Mediu nënvizoi se i ka kërkuar opozitës që presidenti Meta të marrë një vendim të tillë.

Mediu deklaroi se është koha e të djathtës dhe duhet të bashkohemi me shqiptarët në rrugën tonë europiane, kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb