Sërish spektakël në stërvitjen e Barcelonës nga Rey Manaj. Kësaj here “viktima” e sulmuesit shqiptar, ka qenë sulmuesi francez Umtiti. Me një lëvizje mjeshtërore, 24-vjeçari nxori huq, mbrojtësin e Barcelonës, teksa arriti të shënonte me lehtësi.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare vijon të tregojë vlerat e tij, në stërvitjen me ekipin e parë të Barcelonës, teksa tashmë gjithçka është në dorën e trajnerit Koeman, nëse do t’i besojë disa minuta në përballjen e radhës në kampionat ndaj Getafes.

Në dy sfidat e para sulmuesi shqiptar ishte në stolin e katalanasve, por pa mundur do të marrë qoftë edhe një minutë të vetme. Sidoqoftë, ai po bën mirë në stërvitje dhe me këtë ritëm do të vijë edhe debutimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb