Të premten e shkuar, ujërat e Paqësorit kanë gëlltitur rërën duke shkaktuar rënien e gjithë pjesës së plazhit të Marineri, në Puerto Escondido, në shtetin meksikan të Oaxaca.

Mbrojtja civile e Oaxaca ka sqaruar që ky është një fenomen i shkaktuar nga batica që verifikohet rregullisht.

’Nuk ka pasur asnjë rrezik, por në këto raste nevojitet të merren të gjitha masat parandaluese të nevojshme’, kanë shpjeguar autoritetet.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb