MEKSIKË- Të paktën 4 punëtorë kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri në një platformë nafte në Gjirin e Meksikës.

Sipas autoriteteve, shpërthimi ka ndodhur në orën 3:40 me orën lokale pranë shteteve Campeche dhe Tabasko. Si pasojë e shpërthimit janë krijuar re të mëdha tymi, ndërsa 300 punëtorë janë evakuuar.

Zjarri ra fillimisht në pompën e platformës Abkatun që gjendej në det, ndërsa merret me kërkimin dhe nxjerrjen e naftës.

Kompania shtetërore e naftës “Pemeks“, njoftoi se për fikjen e zjarrit janë angazhuar tetë mjete zjarrfikëse.

Kjo kompani ka pasur disa aksidente në vitet e fundit, ku kanë humbur jetën dhjetëra persona.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb