Nga: ZONJA VJOLLCA*
500 gr mëlçi pule
400 gr kërpudha
1 kokërr qepë
350 gr domate
4 lgj vaj ulliri
3 thelpinj hudhër
2 lgj majdanoz të grirë hollë
Kripë
Piper i zi
Fillimisht lajmë melçitë, i lëmë të kullojnë pak dhe i thajmë me letër kuzhine.
Ngrohim dy lugë vaj ulliri dhe vendosim melçitë të skuqen derisa të zverdhen pak dhe më pas i largojmë. Ndërkohë po ne atë vaj kaurdisim qepën të grirë hollë derisa të zbutet pak, më pas shtojmë kërpudhat së bashku me hudhrën e grirë dhe i kaurdisim së bashku për 2-3 minuta. Shtojmë domatet të prera në copëza të vogla, melçitë, kripën dhe piperin e zi. I trazojmë të gjithë përbërësit së bashku për 1-2 minuta dhe më pas shtojmë në tigan 100 ml ujë ose koncentrat perimesh, vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë për 15 minuta. E spërkasim në fund me majdanoz dhe e servirim të ngrohtë duke e shoqëruar me një kupë oriz.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)
