TIRANË

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është kthyer ashpër ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, teksa i përmendur përgjimet e Dibrës, në dosjen 184.

Ishte ministri Manja që iu drejtua Bashës, duke i thënë se nuk ka asnjë kompleks për dosjen 184, ndërsa në përgjigjen e tij, kryedemokrati i kërkoi të mendohej mirë dhe të harronte se nuk do të vinte dita, që ai të jepte llogari para drejtësisë.

Manja: Sa për dosjen 184, unë s’kam asnjë kompleks. Zoti Basha, e kam me ty. Ri në rregull siç jam unë me drejtësinë, po ishe ti i gatshëm me drejtësinë siç jam unë në mënyrë konsistencë. Ji në rregull. Unë si shmangem prokurorisë me raporte mjekësor dhe as me procedurë. Dakord!

Basha: Tani e kuptoj pse është e rëndësishme të mos i lëmë horrat dhe banditët, që të festojnë një ditë kur ONM të largohet dhe gjyqtarët e prokurorët jo 50-60% siç i emëron sot Ulsiu, por t’i emërojnë 100% këta. E kuptojmë ankthin e tyre, Dibra është një krim i pagjykuar. Ky që i premtonte hajdutit të votave promovimin, është promovuar vetë. Ja kam thënë dhe ambasadorëve, që e kanë për detyrë të takojnë ministrin e Drejtësisë, që duart po ja japin aleatëve të krimit. Që ai që është sot ministër drejtësie, në një vend normal do të ishte dënuar. Ka një gjë, drejtësia mund të vonojë, sa më shumë vonon, aq më shumë dëmton, por nuk mungon. Kujtohu pak për ish-kolegun tënd, ministrin e Brendshëm, dhe kapërdisjen e tij, majë më majë, shesh më shesh, madje edhe rrugëve të botës. Mendohu mirë Ulsi Manja, se për momentin mund të të duket vetja i përkëdhelur, i mbrojtur, por harroje ti se nuk do të vijë dita që të japësh llogari edhe ti me pjesën tjetër të bandës së strukturuar kriminale për dosjen 184”, tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb