Arben Ahmetaj në programin “Dola te Ola” tregoi se pasi kreu studimet në Amerikë, u kthye në Shqipëri vetëm që të merrte nënën e tij, por ajo nuk pranoi. Kjo kohë përkon edhe me fillimin e angazhimit të tij në politikë.

Arben Ahmetaj tha se Fatos Nano nuk donte që ai të ishte pjesë e strukturave të qeverisë të asaj kohe, pasi e konsideronte Ahmetajn si të djathtë, por më pas e vlerësoi shumë. “Unë kam patur dhe kam një vlerësim maksimal për Fatos Nanon. Kombinimi i njohjes me të dhe Edi Ramën kanë qenë dy shtyllat e pjesëmarrjes sime në politikë”, theksoi Ahmetaj.

Me emocion ai kujtoi kontributin e tij dhe të Fatos Nanos për nënshkrimin për mbylljen rrënjësore të skemave piramidale. Ahmetaj theksoi se janë shumë kontribute të Nanos që pakkush ia njeh dhe ia di.

I pyetur nga Ola Bruko për mungesën e angazhimit publik të Nanos në politikë, Ahmetaj theksoi se ai është pjesë e politikës dhe fjalët e tij kanë shumë peshë. “Është një nga burrat më të zgjuar që kanë kaluar në ato zyra”, theksoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb