Pushimet kanë mbaruar, ndërsa Inter kthehet në fushën e stërvitjes për të përgatitur pjesën e mbetur të sezonit ku mision mbetet mbrojtja e vendit të parë dhe triumfi në garën për titullin kampion. Antonio Conte dhe tifozët zikaltër kanë marrë lajme të mira, pasi me grupin janë bashkuar Alexis Sanchez dhe Nicolo Barrella.

Combo.barella.sanchez.inter.2019.20.1400x840
Combo.barella.sanchez.inter.2019.20.1400×840

Sulmuesi dhe mesfushori kanë nisur fazën e fundit në proçesin e rikuperimit pas dëmtimeve që i detyruan të qëndronin jashtë në javët e fundit të Serie A për vititn 2019. Ndërkohë, vazhdon të stërvitet i diferencuar Asamoah, që me shumë mundësi do të mungojë edhe në ndeshjen e ardhshme kundër Napolit. Inter dhe tifozët e tij marrin lajme të mira edhe nga merkato.

135457604 56a1b62a D651 46fa A4c3 44e9fa0a7d81
135457604 56a1b62a D651 46fa A4c3 44e9fa0a7d81

Arturo Vidal afrohet më shumë, pasi Barcelona duket se po e ul “murin” që kishte ngritur rreth mesfushorit kilian. Sipas mediave italiane klubi katalunjas ka pranuar të takohet me drejtuesit e Inter dhe gjithçka do të vendoset vetëm pas datës 8 janar.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb