110 milionë euro. Kjo është shifra që do ketë në dispozicion trajneri i Manchester United, Ten Hag për merkaton e transferimeve. Sipas The Sun, duke patur parasysh mungesën e arritjeve në sezonin që lamë pas, bordi ka vendosur që në dritaren e transferimeve të ketë limite.

Tekniku i ri, Ten Hag, preferon t’i shpenzojë shumicën e parave për afrimin e Frenkie de Jong nga Barcelona. Me pjesën tjetër, objektivi është ndonjë prurje “Low Cost”.

Manchester United beson se do ringrihet edhe një herë në nivele të jashtëzakonshme, duke rivalizuar për titull Liverpool dhe kushurinjtë e Manchester Cityt.

“Timonierin” hollandez, Ten Hag e pret një punë e vështirë në Manchester…

Ht
Ht

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb