Bashkimi Europian ende nuk e di se çfarë kërkon Britania nga negociatat e Brexit, u ankua Angela Merkel sot.

Kancelarja gjermane insistoi se ky “biznes” ka nevojë për qartësi pasi varen marrëdhëniet e së ardhmes, por tha se Mbretëria e Bashkuar është ende në gjendje zymtësie.

Por ndërhyrja e Merkel  me këtë fjalim gjatë një konference në Gjermani, do të shkaktojë frustrim në radhët e Downing Street.

May u turpërua nga liderët e Bashkimit Europian në Slazburg javën e kaluar kur ata hodhën poshtë një prej planeve të saj.

Presidenti i këshillit Euriopian Donald Tusk tha se propozimet, që do ta shohnin Mbretërinë e Bashkuar të vetme në treg, nuk do të funksionojnë.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb