DURRËS

Një automjet tip ”Cadillac” ka marrë flakë pasditen e sotme në Durrës. Mjeti pësoi defekt teknik sipas Policisë, në bombulën e gazit që ka shkaktuar dhe zjarrin.

Nga ngjarja mësohet të ketë vetëm dëme materiale.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 03.01.2021, rreth orës 19:45, në lagjen nr.13, Durrës, si pasojë e difekti teknik në bombulën e gazit ka shpërthyer dhe ka marë flakë mjeti tip “Cadillac”, me drejtues shtetasin A. A., nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: