SHBA
Britney Spears ka përfunduar betejën ligjore me babain e saj. Mësohet se gjykata në Los Anxhelos i dha fund ditën e djeshme kujdestarisë së babait të këngëtares 39-vjeçare.

Spears është pritur jashtë gjykatës nga shumë fansa për ta përkrahur.

“Mendoj se do të qaj”, u tha ajo 35 milionë ndjekësve të saj në rrjetet sociale. Vendimi, i dhënë nga gjyqtarja e Gjykatës së Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit, Brenda Penny, erdhi pak muaj pasi Britney dëshmoi se konservatori ishte “abuziv” dhe se donte që ai të përfundonte menjëherë, shkruan “Page SIx”.

Dy muaj më parë, babai i Britney-t, Jamie Spears, u pezullua si kujdestar. Rasti i Britney-t u risoll në qendër të vëmendjes këtë vit pas një sërë zhvillimesh, përfshirë publikimin në shkurt të dokumentarit të “New York Times”, “Framing Britney Spears” dhe dëshminë e këngëtares në qershor, e cila ndihmoi të hidhet dritë mbi atë që ka duruar për kaq shumë vite.

Çfarë ndodhi në seancën e së premtes?

Ndërsa një turmë entuziaste e mbështetësve të #FreeBritney u mblodh jashtë gjykatës Stanley Mosk të Los Anxhelosit, gjykatësja Penny vendosi që ruajtja e pasurisë dhe e Britney-t duhet të ndërpritet menjëherë.

Gjykatësja tha se kontabilisti John Zabel, i cili ka shërbyer si kujdestar i përkohshëm i pasurisë së Britney-t që kur Jamie u pezullua, do të qëndrojë i tillë, por me një kapacitet “të kufizuar dhe administrativ”, derisa të zgjidhen çështjet financiare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: