Një operacion kundër trafikut të drogës nga Garda Civile spanjolle që po zhvillohej në pika të ndryshme në provincat Teruel dhe Tarragona përfundoi dje jo me shumë sukses duke shkaktuar shqetësim të madh në zonën e Matarraña, pasi policia kërkon ende 4 nga dymbëdhjetë personat që duhej të arrestonin.

Ata arrestuan vetëm tetë prej anëtarëve të grupit që rezulton të jetë shqiptar. Në fakt, ndonëse burimet zyrtare nuk i kanë saktësuar kësaj gazete pikat ku ndodheshin shtëpitë ku agjentët kanë ndërhyrë për të kapur në befasi anëtarët e grupit kriminal që kërkonin, e vërteta është se mesazhi alarmues ku thuhej se (4 shqiptarët janë të rrezikshëm) për qytetet është përhapur disa kilometra larg provincës së Teruelit.

El Comunicado Que Ha Hecho Publico El Ayuntamiento De Valderrobres
El Comunicado Que Ha Hecho Publico El Ayuntamiento De Valderrobres

Me një mesazh që disa bashki e kanë shpërndarë në rrjetet sociale mbi të gjitha. Kështu, i njëjti mesazh iu transmetua banorëve të Valderrobres, Beceite dhe komunave të tjera të Matarraña, por edhe në Mas de las Matas, që i përkasin rajonit fqinj të Bajo Aragón.

“Këshilli i qytetit raporton se dje është kryer një operacion antidrogë nga Garda Civile në afërsi të Mas de las Matas, ku janë arrestuar 8 persona. Aktualisht janë në kërkim katër persona me origjinë shqiptare. I kërkohet të gjithë popullatës të marrë masa paraprake të sigurisë. Nëse kemi më shumë lajme do t’ju informojmë. Faleminderit për bashkëpunimin”, thuhet në një postim në rrjetet sociale të bashkisë në Mas de las Matas.

Një banor i zonës ka deklaruar se në qytetka shqetësim” për fraksionin që paralajmëron praninë e katër të përfshirëve në prodhimin e marijuanës, një çështje që është kthyer në qendër të të gjitha bisedave. Ai theksoi se prania e Gardës Civile është intensifikuar në rrugë dhe nga e enjtja deri të premten mbrëma “një patrullë nuk ka ndalur së shëtituri”.

Ndërkohë në zonë vijojnë kërkimet për të bërë të mundur çuarjen pas hekurave të të gjithë anëtarëve të grupit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb